Sot feston ditëlindjen Butrint Imeri, kaq vite i ka mbushur këngëtari
Këngëtari Butrint Imeri sot po e feston ditëlindjen,
ai ka mbushur 23 vjet, përcjellë Indeksonline.
Ai njihet për këngët e tij mjaft të pëlqyera nga publiku. Së fundmi këngëtari
ishte pjesë e Alba Festival ku performoi në Cyrih të Zvicrrës.
Padyshim se sot ai do të marrë shumë urime dhe dhurata nga fansat e shumtë të
tij.
Kujtojmë që kënga e tij e fundit është ‘Hajt Hajt’ e që u prit shumë mirë nga
publiku. /Indeksonline/
