15:57 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Sot feston ditëlindjen e 41-të, gruaja e uron Rio Ferdinandin në këtë mënyrë

Ish mbrojtësi anglez, si dhe lojtari i Manchester United, Rio Ferdinand sot feston ditëlindjen e 41-të, transmeton Indeksonline.

Ai me rastin e ditëlindjes ka pranuar një befasi të këndshme nga gruaja e tij Kate Ferdinand, 28 vjeçare.

Ajo ka ndarë me fansat një fotografi të vjetër të Rio Ferdinandit, ku ka shkruar se sa ai sa po plaket po bëhet më i mirë duke e krahasuar me verën.

Kujtojmë që Rio dhe Kate Ferdinand u martuan në vitin 2019 dhe shfaqen mjaft të lumtur pranë njëri tjetrit. /Indeksonline/