75 Mall Live Search
11:52 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Sot feston ditëlindjen Kadri Veseli, kaq vite i ka bërë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit kryeparlamentari i kuvendit, Kadri Veseli sot feston ditëlindjen e 51-të. Veseli u ind më 31 maj të vitit 1967 në Mitrovicë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën “Ismail Qemali” në Bair të Mitrovicës.

Dy vite të shkollës së mesme i kreu në Gjimnazin e Orientuar të Mitrovicës, kurse tri vite të tjera në shkollën Ekonomike në Zveçan.

Në vitin 1990 filloi studimet në Prishtinë, në Fakultetin e Bujqësisë si dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Për shkak të rrethanave politike që do të ndodhin më vonë dhe kushteve që impononte okupimi klasik serb, Kadri Veseli detyrohet që pjesën e mbetur të studimeve nga Universiteti i Prishtinës, ta vazhdojë në Universitetin e Tiranës, në degën e Agronomisë. Ndërkaq, në rrethanat e lirisë së Kosovës (pas vitit 1999), ai ka vazhduar formimin e tij profesional në MBA in General Management.

Temat: