Sot “feston ditëlindjen” karakteri më i famshëm i filmave fantastikë

Harry Potter, një nga karakteret më të popullarizuara të të gjtiha kohëve, sot feston ditëlindjen.
I krijuar nga autorja britanike, J.K. Rowling, Harry Potter është në krye të listës së karaktereve më të famshëm të librave të zhanrit fantazi, shkruan IndeksOnline.
Ashtu siç e ka krijuar vetë Rowling, Harry u lind më 31 korrik të vitit 1980 nga prindërit magjistarë, Lily dhe James Potter.
Ndonëse seria prej 8 librash ishte krijuar për fëmijët, Harry Potter është karakter shumë i dashur edhe për moshat e rritura.
Novela ka në qendër në djalë të ri, magjistar, që gjatë studimeve në shkollën e magjistarëve dhe shtrigave “Hogwarts”, përballet me të ashtuquajturin “zot i vdekjes”, Voldemort.
Si novelat, ashtu edhe filmat e bazuar në to kanë thyer rekorde të shikueshmërisë dhe leximit, duke arkëtuar qindra miliona dollarë./IndeksOnline/