09:51 / E Hënë, 04 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Motra e Kim Kardashianit, sot feston ditëlindjen, ajo e uron me këtë fotografi të vjetër

Sot e feston ditëlindjen motra e Kim Kardashianit, modelja Kendall Jenner e cila mbush 23 vjeç, shkruan Indeksonline.

Kimi ka zgjedhur ta uronte motrën e saj me një dedikim të veçantë të bashkëngjitur me një fotografi të vjetër të tyre.

“Zemra ime Kenny (Kendall Jenner), Urime ditëlindja! Ti je kukulla më e ëmbël në botë. Të uroj gjithë jetën dashuri dhe të mira! Të dua shumë dhe mezi po pres të festoj sot me ty” ,ka shkruar Kimi në mbishkrimin e fotografisë që e ka shpërndarë në Instagram.

Kujtojmë se Kim Kardashiani i ka motra nga nëna Kylie Jennerin dhe Kendall Jennerin. /Indeksonline/