Sot feston ditëlindjen Roeli, Selvija emocionon me urimin
Ditën e sotme, djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapit e Selvijes ka ditëlindjen.
Kjo është ditëlindja e parë që Roeli e feston pa babain, përcjell Indeksonline.
Në këtë datë, Selvija u kujdes që t’i shpreh emocionet si dhe dhimbjen e madhe që Shpati nuk mundi ta përqafonte djalin.
“Babi yt të do nga qielli, dhe mami i lutet Zotit të jetë gjithmonë krahu yt”, shkroi Selvija në videon e publikuar në Instagram.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
“Gezuar ditëlindjen jeta ime!
Sot mbush 4 vjeç, Roel…
E unë do doja të ishte këtu babi yt.
Ta shihje me duart plot dhurata,
të të merrte në krahë fort
e të të përqafonte sikur bota të ndalej aty.
Sot ti e feston ditëlindjen duke parë fotografinë e tij,
dhe unë me dhimbjen që ai nuk arriti të të përqafojë edhe një herë.
Por biri im, mami është këtu.
Për të të dashur dyfish,
për të të mbajtur fort.
Babi yt të do nga qielli,
dhe mami i lutet Zotit
të jetë gjithmonë krahu yt.
Të dua fort biri im,arsyja që unë frymoj❤️”./Indeksonline/

