17:44 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Sot feston ditëlindjen, Shyhrete Behluli merr këtë dhuratë të veçantë

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur e muzikës popullore, Shyrete Behluli sot po feston ditëlindjen.

Ajo mbushi 57-të vite dhe në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar as urimet dhe dhurata për të, shkruan Indeksoline.

Një dhuratë të veçantë ajo e ka pranuar nga djali i saj i vogël, Lumi.

Lumi i ka dhuruar një pikturë me portretin e saj, “dhurata nga djali im Lum Salihu, e punuar nga duart e arta te ?Genti Dubovci” ka shkruar këngëtarja mbi imazhin.

Ndryshe, Shyhreti ishte tejet aktive me projektet muzikore vitin që lamë pas ndërsa po punon për projekte të reja./Indeksonline/