Sot feston ditëlindjen Valon Berisha, ja sa vjeç është?

Mesfushori kosovar, Valon Berisha, sot feston ditëlindjen e tij të 27-të.
I sapotransferuari në Fortuna Dusseldorf tregoi menjëherë cilësinë e tij, duke dhuruar një asist në ndeshjen e parë, por që goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të bashkëlojtarit.
Gjatë stinorit vjeshtor, ai ishte pjesë e Lazios, por që për shkak të minutazhës së vogël, u detyrua të ndërronte ambient, shkruan Indeksonline.
Valon Berisha, gjithashtu është pjesë e rëndësishme e ekipit të Kosovës, ndërsa është i pari që ka shënuar gol në ndeshjet zyrtare për kualifikime, ndaj Finlandës nga pika e bardhë./Indeksonline/