13:03 / E Enjte, 20 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sot feston ditëlindjen Zëri, Elita Rudi ka një urim të veçantë për të birin

Si sot para 1 viti, reperi Gjiko dhe moderatorja e njohur Elita Rudi u bënë prindër për herë të parë.

Ata u gëzuan tej mase me ardhjen në jetë të djalit të tyre, që e pagëzuan me emrin Zëri, shkruan Indeksonline.

Sot djali i tyre e feston ditëlindjen e parë dhe kjo i ka lumturuar ata duke ja uruar ditëlindjen birit të tyre.

Moderatorja Elita Rudi, ka shfrytëzuar një video të cilën e ka publikuar në Instagram, ku ka përmbledhur disa momente me Zërin e vogël.

Në mbishkrimin e kësaj videoje ajo ka shkruar: “Urime ditlindjen shpirt i shpirtit. Dashuria ndaj femijes tend eshte e vetmja her qe ti e kupton qe fjalet jane shume te vogla dhe s’kane vlere te madhe per te shprehur dashurine qe ndjen mbrenda vetes!! Te don nana dhe babi sa me ska!!
E paq shendetin e dashurine gjithe jeten! Urime Zëri jone”. /Indeksonline/