75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 30 Mars 2022 / OSH

Sot feston ditëlindjen talenti i madh kosovar, kapiteni i Kosovës U19

Talenti kosovar, Blerjon Avdimetaj sot feston ditëlindjen e 18-të.Kapiteni i Kosovës U19 feston ditëlindjen pas dy paraqitjeve fantastike që kishte me Kosovën U19 javën që lamë pas. Qendërmbrojtesi i Besës së Pejës llogaritet si një nga lojtarët më perspektiv kosovar.

Avdimetaj ka trup të hatashëm për moshën që ka, posedon forcë të madhe dhe teknikë të përsosur. Shumë skuadra të njohura janë vënë pas tij.

Për ditëlindjen e 18-të e ka uruar edhe babai i tij, producenti i Eurolindit, Bujar Avdimetaj./Indeksonline/