75 Mall Live Search
08:45 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / OSH

Sot filloi operimi i pavarur i KOSTT, i jep fund varësisë nga EMS-Serbia

Sot ka filluar operimi i punës së pavarur të KOSTT-it nga EMS-Serbia. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës nis sot një histori të re si zonë rregulluese brenda bllokut Shqipëri-Kosovë (Blloku AK).

Kësaj arritjeje i kanë paraprirë tri pike themelore.

1.Arritja e Marrëveshjes me OST (Shq) për themelimin e Bllokut rregullues Shqipëri – Kosovë (Blloku AK), më 26.11.2019;

2.Nënshkrimi i Marrëveshjes së (kyçjes )lidhjes KOSTT – ENTSO-E, për operimin e KOSTT-it zonë rregulluese e pavaruar nga EMS (Serbia), më 30.06.2020;

3.Votimi nga RGCE/ENTSO-E i hyrjes në fuqi të Marreveshjes se (kyçjes) lidhjes, më 29.10.2020.

“Nga sot 14.12.’20 filloi implementimi i Marrëveshjes KOSTT-ENTSO-e. Kjo arritje nuk do t’ishte e mundur pa përkrahjen e miqve tanë ndërkombëtarë, Ambasadën amerikane në Kosovë, Ambasaden gjermane në Kosovë, USAID-in, Bankën Gjermane për Zhvillim (KFw) dhe të tjerë,” thuhet në njoftim./Indeksonline/