75 Mall Live Search
09:43 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sot fillojnë sezonin e ri La Liga dhe Bundesliga

Një javë pas Premier Ligës angleze do të shohim në aksion edhe ekipet e La Ligës dhe Bundesligës.

Barcelona do ta hap sezonin e ri me ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos me fillim nga ora 21:00, ndërsa Bajerni do të përballet me Hertha Berlin me fillim prej orës 20:30, shkruan Indeksonline.

Pas 10 viteve, Barcelona nuk do ta ketë në ndeshjen e parë të sezonit lojtarin mëtë mirë të tyre, Messin, por blaugranët do të llogarisin në blerjet e reja, Frenkie de Jong dhe Antoine Griezmann.

Në anën tjetër, kampioni i Gjermanisë nuk ka pasur merkato të mirë megjithatë mbetet prapë pretendenti kryesor për titull./Indeksonline/