Sot fillon afati për votim me postë nga diaspora

Të gjithë̈ qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës, duke filluar nga 2 deri më 12 shkurt për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi të hënën se më 2 shkurt për aplikacionet e konfirmuara pritet të fillojë procesi i votimit me postë.
“Të gjithë qytetarët që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë vendit, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore, do të mund të votojnë përmes postës, duke filluar nga shkurti. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më 12 shkurt”, tha ai.
KQZ-ja dje ka bërë të ditur se ka pranuar një raport jo përfundimtar nga shërbimi votues, lidhur me periudhën e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Numri i përgjithshëm i aplikacioneve të vendosura në sistem ka qenë 175.273.