Sot fillon java e katërt në Superligën e Kosovës, fokusi në Gjilan

Superliga e Kosovës rikthehet këtë mesjavë me javën e katërt, teksa zhvillohen tri ndeshje mjaft interesante, transmeton Indeksonline.
Megjithatë, fokusi kryesor pritet të jetë në Gjilan, aty ku Drita e pret Ballkanin, skuadra që dijnë të japin spektakël secilën herë që takohen.
Në Fadil Vokrri Malisheva jashtëzakonisht e motivuar pas startit pozitiv në Superligë, takohet me Llapin që ende nuk e ka shijuar fitoren këtë sezon.
Ndërsa, Ulpiana udhëton në Rexhep Rexhepi për t’u përballur me Feronikelin.
Të trija ndeshjet luhen në orarin e njejtë, duke filluar nga ora 16:00.