07:02 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Sot fillon Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Përfaqësuesen e Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, Bashkëpunimin Gjerman për Zhvillim (GIZ) dhe Konsorciumin Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), organizon për herë të parë në Kosovë në këtë nivel Javën për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë.

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë fillon sot ku do të marrin pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj, zv/Kryeministri i parë Behgjet Pacolli, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor znj. Albena Reshitaj, znj. Natalya Apostolova- Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj. Ulrike Lunaçek, ish zëvendës presidente e Parlamentit Evropian, ish raportuese për Kosovën e shumë personalitete e ekspertë vendor e ndërkombëtar.

Gjatë kësaj jave për çdo ditë do të konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës me 5 qershor, në ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit.

KSDW është konferencë e nivelit të lartë e cila do të trajtojë s­fidat kryesore të mjedisit në vend siç janë energjia, mbeturinat e ngurta, uji dhe ndryshimet klimatike.