75 Mall Live Search
16:36 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sot fillon Kampionati Evropian për vashat U-16

Vashat e Kosovës U16 sot fillojnë rrugëtimin e tyre në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë, që do të zgjasë deri më 24 gusht.

Kosova ndodhet në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Izraelin, Kroacinë, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Ndeshjen e parë, vashat e Kosovës U16 e zhvillojnë ndaj Sllovakisë (sot) nga ora 19:30.

Më pas do të takohen me Izraelin, Kroacinë, Zvicrën dhe Norvegjinë.

Synimi i Kosovës është të fitojnë përvojë në këtë Evropian dhe të përfaqësojnë shtetin denjësisht në këtë Evropian shumë të rëndësishëm./Indeksonline/