75 Mall Live Search
07:22 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Sot numërohen votat me kusht

Sot në orën 16:00 në Qendrën për Numërim dhe Rezultate do të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.

Këtë për KosovaPressin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Numri i votave me kusht në nivel vendi është rreth 26 mijë e 400, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është rreth 2 mijë e 150.

“Këto vota do t’i nënshtrohen kontrolleve, krahasimeve dhe verifikimeve me votuesit e rregullt dhe atëherë do të kemi të qartë se sa prej tyre aprovohen dhe sa refuzohen. Vetëm fletëvotimet e aprovuara numërohen”, deklaroi Elezi.