Sot fillon rikonstruimi i vendit të ngjarjes ku u vranë vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku
Në fshatin Plloqicë të komunës së Malishevës do të fillojë rikonstruimi i vendit të ngjarjes ku janë vrarë dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.
Sipas burimeve të Indeksonline rikonstrumi nis në ora 10:00.
Ndryshe dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku janë vrarë me armë zjarri më 9 mars të vitit 2019 në shtëpinë e tyre në Plloqicë.
Njëri ndërroi jetë në Shtëpinë e Shëndetit në Malishevë, kurse tjetri në QKUK në Prishtinë.

Pas kësaj vrasje, Policia e Kosovës pati arrestuar dy persona të dyshuar, Besim dhe Blerim Malokun, kushëri të viktimave.
Prokuroria e Gjakovës pati ngritur aktakuzën në muajin nëntor të vitit 2018 për vrasjen e dyfishtë, ku dyshohet se Besim Maloku me dashje a privuar nga jeta dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku, e gjithashtu ka rrezikuar jetën e Uliks, Hysni, Xhemajl dhe Afrim Malokut.
Kujtojmë që i ndjeri Shani Maloku, 44 vjeçar kishte qenë pjesëtar i FSK-së, i martuar dhe prind i katër fëmijëve. Ndërsa, Bahri Maloku, 33 vjeçar përveç gruas ka lënë pas edhe dy fëmijë./Indeksonline/
