Sot fillon sezoni pranveror i Superligës, në program dy ndeshje interesante

Sot fillon sezoni pranvor në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 19-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Derbi i kësaj jave zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të jetë nikoqire e Llapit.
Të dy skuadrat e mbyllen sezonin pranveror me pikë të barabarta, nga 34 secila, duke u renditur në pozitat dy dhe tre, me gjashtë pikë prapa Ballkanit.
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Fushë Kosovës dhe Gjilanit.
Dy skuadrat janë në fundin e tabelës dhe në sezonin pranveror synojnë mbetjen në elitën e futbollit kosovar.
”Papmurat” janë në pozitën e parafundit me 10 pikë, ndërsa skuadra e Gjilanit është në vendin e tetë në tabelë, më 18 pikë të grumbulluara.
Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./IndeksOnline/