75 Mall Live Search
08:26 / E Diele, 02 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sot finalja e Australian Open, Thiem apo Djokovic?

Sot me fillim nga ora 9:30 do të luhet finalja e madhe e Australian Open.

Dominic Thiem do të tentojë të bëj befasinë tjetër duke kërkuar triumfin ndaj serbit Novak Djokovic, pasi në çerekfinale eleminoi Rafael Nadalin, ndërsa në gjysmëfinale pati punë me gjermanin Zverev të cilin e mposht 3:1 në sete pas një ndeshje të balancuar.

Në anën tjetër, Novak Djokovic do të provojë tjetër triumf në këtë GrandSlam prestigjioz, shkruan Indeksonline.

Djokovici eliminoi në gjysmëfinale zviceranin Roger Federer 3:0 në sete./Indeksonline/