75 Mall Live Search
16:19 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / Gj. Sh

Sot finalja e Conference League, Fiorentina përballë West Ham

Sot zhvillohet finalja e Conference League për sezonin 2022/2023.

Në ’’Fortuna Arena’’ të Pragës, Fiorentina do të përballet me skuadrën e West Hamit, më fillim nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Fiorentina gjatë rrugëtimit deri në finale eliminoi skuadrat si Braga, Sivasspor, Lech Poznan dhe Basel.

Në anën tjetër West Ham ka eliminuar AEK Larnaca, Gentin dhe AZ Alkmarin./IndeksOnline/