75 Mall Live Search
12:27 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sot finalja e Ligës së Kampionëve për të rinjtë, Benfica kundër Real Madridit

Finalja e Ligës së Kampionëve për të rriturit u luajt para dy ditësh. Por, sonte do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve për grupmoshat e reja.

Në orën 18:00, në Nyon të Zvicrës, do të ndeshen Benfica me ekipin e Real Madridit, transmeton Indeksonline.

Për skuadrën spanjolle, është hera e parë që arrin në finale. Ata udhëhiqen nga legjenda, Raul Gonzalez.

Në këtë ndeshje favorit cilësohen Benfica, por pritet të jetë një ndeshje tejet interesante./Indeksonline/