75 Mall Live Search
07:26 / E Premte, 07 Nëntor 2025 / G T

Sot Franco Foda zbulon listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit, a do të ketë risi?

Kombëtarja e Kosovës sot e publikon listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor.

Trajneri Franco Foda ka paralajmëruar se sot (e premte) e zbulon listën e lojtarëve, shkruan Indeksonline

A do të ketë risi në këtë listë, mbetet të shihet! Raportohet se Arijon Ibrahimovic mund të jetë prurja më e re, por nuk dihet nëse lojtari është pajisur me kohë me dokumentacion.

Në anën tjetër, në listë tashmë është konfirmuar ftesa për portierin e Dritës, Faton Maloku – i cili do të jetë zëvendësues i Aro Muricit për ndeshjen e parë, pasi ky i fundit mungon shkaku i suspendimit.

Më datën 10 nëntor, Franco Foda mban konferencën për media, kurse pikërisht në këtë datë, “Dardanët” mbajnë seancën e parë stërvitore.

Më 15 nëntor, Kosova luan ndaj Sllovenisë, kurse më 18 luan ndaj Zvicrës në “Fadil Vokrri”./Indeksonline/

May be an image of text that says 'FFK PROGRAMI I EUROPEAN QUALIFIERS LISTA E PERZGJEDHESIT FRANCO FODA 07 NENTOR F O WIEN KONFERENCA PER MEDIA, ORA 12:00 -HOTELI "EMERALD" 10 NENTOR TRAJNIMI 10 NENTOR ORA KAMPI NACIONAL FFK-SẼ, HAJVALI SLLOVENI - 15 NENTOR KOSOVE- KOSOVE-ZVICER ZVICER 18 NENTOR'