07:23 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

Sot freskët, e nesër priten reshje shiu

14.07.2020 – Dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i nxehtë, të mërkurën kryesisht me diell, e ditën e enjte me vransira dhe diell. Një turbullirë nga Atlantiku verior do të depërtojë në veri të rajonit, që pasditen e së enjtes ka mundësi të sjell kushte për ndonjë rigë lokale shiu me bubullimë.
Nga dita e premte, në bazë të parashikimeve të fundit, do të mbajë mot më i paqëndrueshëm, me mundësi për reshje të shiut, e në fundjavë pritet edhe rënie e temperaturave.
Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta.

15.07.2020 – Më nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten edhe pak vransira. Temperaturat në vise të ulëta 12C deri 31C, e në vise malore 9C deri 21C. Do të fryj erë mesatare, e gjatë ditës edhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 9.
16.07.2020 – Pjesërisht me diell. Pasdite më vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu me ndonjë bubullimë. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 29C, e në vise malore 11C deri 19C. Fillimisht do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-5m/s, e gjatë ditës nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 8.