Sot garon Kiana Kryeziu

Kiana Kryeziu sot debutoi në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitarja ka përfunduar disa orë më parë garën e parë në disiplinën e sllallomit të madh.
Në një konkurrencë tejet të fortë, ajo u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda.
Ndërkaq, gara e radhës për 17 vjeçaren është paraparë të fillojë në ora 07:30.
Kiana po e shkruan historinë, si vajza e parë nga Kosova që garon në Lojërat Olimpike Dimërore.