75 Mall Live Search
12:10 / E Enjte, 31 Korrik 2025 / FR

Sot hap dyert hoteli “Ari” – një përvojë e re mikpritjeje në Gjakovë me vendosje në “Bllokun e ri”

Mbrëmjen e sotme, në ora 20:00, hapet zyrtarisht hoteli “Ari“, një hotel i ri me standarde të larta që vjen për t’u ofruar vizitorëve rehati, stil dhe mikpritje në çdo detaj.

Hoteli përbëhet nga 19 dhoma luksoze, prej tyre 2 suita moderne dhe 2 dhoma me vaskë, të gjitha të dizajnuara për të krijuar ndjesinë e ngrohtësisë dhe komoditetit sikur të ishit në shtëpinë tuaj. 5 nga dhomat ofrojnë edhe ballkon me pamje në tarracë, për një përvojë të qetë dhe relaksuese.

Në katin përdhes ndodhet byfeja e mëngjesit, e përfshirë në çmimin e qëndrimit, një fillim perfekt i ditës për çdo mysafir.

Për vizitorët që udhëtojnë me veturë, hoteli ofron parking të dedikuar nëntokësor.

Në të njëjtën hapësirë me Hotelin dhe Dhomën e Konferencave gjendet edhe një lokal modern, i cili ofron ushqime meksikane me shije autentike, specialitete italiane, si dhe një meny të pasur me kafe, kokteje dhe pije freskuese, perfekt për drekë, darkë apo një pauzë të këndshme gjatë ditës.

Hotel Ari nuk është thjesht një vend për të fjetur, është një përvojë e menduar me kujdes, për t’u ndjerë si në shtëpi, por me luksin e një hoteli të klasit të lartë.