Sot hapet një tjetër korridor humanitar në Ukrainë

Një tjetër korridor humanitar do të tentojë të evakuojë banorët e Mariupolit gjatë ditës së sotme.
Sipas një zyrtari të lartë ukrainas, ky korridor do mundohet të evakuojë civilët ë izoluar në Mariupol për të disatën herë, pasi shumica e tentativave paraprake kanë dështuar.
“Rruga do të funksionojë për transportin privat. Pesëmbëdhjetë autobusë evakuimi janë nisur tashme nga Zaporizhzhia për në Mariupol”, ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Gjatë ditës së djeshme u bë një tjetër evakuim, nën asistencën e delgacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Nëse evakuimi i sotëm nga Mariupoli ka sukses, do të jetë i pari që nxjerrë civilët e rrezikuar nga ky qytet.