75 Mall Live Search
14:38 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Sot i caktohet masa e paraburgimit personit, që shkaktoi vdekjen e policit Thaçi

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se më 28 janar 2020, rreth orës 20:00 të mbrëmjes, gjatë një operacioni bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit I.B., nën dyshimin për dhunë në familje dhe posedim të substancave narkotike, në fshatin Zhur – Komuna e Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku si pasojë e këtij shpërthimi kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një fëmijë (nga familja e të dyshuarit). Si pasojë e lëndimeve zyrtari policor me inicialet S.TH., ka ndërruar jetë, ndërsa dy zyrtarët e tjerë policorë me inicialet A.M, dhe J.H., si dhe fëmija gjenden të shtrirë në spital nën përkujdesje intensive mjekësore por jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria, është arrestuar i dyshuari me inicialet I.B, për shkak të veprës penale: “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, me urdhër të prokurorit, i dyshuari I.B., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48- orësh, kurse gjatë ditës pritet që në Gjykatën Themelore në Prizren për të, të parashtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore e Prizrenit, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.