I jepet dot lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Deçani, që vdiq aksidentalisht
Sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit Lëbushë të Deçanit do t’i jepet lamtumira e fundit, Fatlind Hysenajt, që vdiq në një aksident të rëndë trafiku.
21- vjeçari humbi jetën dje rreth orës 02:48 në rrugën Pejë-Deçan, në fshatin Isniq të Deçanit.
Dyshohet se aksidenti u shkaktua si pasojë e shpejtësisë së madhe, me ç’rast vetura e viktimës është përplasur në murin e një shtëpie.
Në këtë aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe i riu tjetër me inicialet SH.K.
Pas aksidentit Policia e Kosovës u ka bërë apel të gjithë shoferëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionet dhe t’i kenë masat mbrojtëse.
