75 Mall Live Search
09:24 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Z S

Sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik në Prishtinë

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet ceremonia e varrimit të 26-të vjeçarit, Shkumbim Hebibaj që u aksidentua për vdekje disa ditë më parë në rrugën ‘’Agim Ramadani’’ në Prishtinë.

Sipas njoftimit ceremonia e varrimit pritet të mbahet duke filluar nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Baballoq të Deçanit.

Ndryshe, lidhur me rastin është arrestuar shoferja që dyshohet se shkaktoi aksidentin./Indeksonline/