Sot i jepet lamtumira e fundit 6 vjeçarit që u vra aksidentalisht
Sot në ora 14:00 do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e fshatit, djalit 6 vjeç D.Ç nga Broliqi i Deçanit i cili u vra me armë zjarri në veturën e babait të tij, ku edhe ndodhej arma që besohet se është me leje.
Siç ka mësuar Indeksonline, 6-vjecari, D.Ç është qëlluar me armë nga vëllai i tij, 8 vjeçar.
Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka bërë të ditur se viktima fillimisht nga lëndimet e marra është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës, ku edhe një orë më vonë ka ndërruar jetë.
Rugova ka bërë të ditur se hetimet për zbardhjen e rastit janë ende duke vazhduar.
“Te premten rreth pres 19 e 20, Policia është informuar se një fëmijë është lënduar në fshatin Berliq të komunës së Deçanit dhe është dërguar për trajtim në Spitalin e Pejës. Pas arritjes së njësive në spital është kuptuar se personi i lënduar është rreth 6 vjeç dhe se është në kujdes të mjekësve. Derisa rreth orës 20 e 30 ekipi mjekësor ka njoftuar se 6 vjeçari nuk ka arritur që t’i përballoj plagët e marra. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe prokurori, derisa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar për obduksion”, tha Rugova për Indeksonline
“Dyshohet se 6-vjecari është lënduar me armë zjarri, rasti është duke u trajtuar si ‘Hetim i Vrasjes’, ende nuk dihet për rrethanat e ndodhjes së rastit”/Indeksonline/
