Sot i jepet lamtumira e fundit 7-vjeçares, që u aksidentua për vdekje në rrugën Istog-Pejë

Vajza 7-vjeçare nga Peja, Aja Gruda, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e Pejës.
Vajza e mitur nuk arriti t’u bënte ballë plagëve që mori nga një aksident i rëndë trafiku që ndodhi ndërmjet dy veturave, dje në rrugën Istog-Pejë, konkretisht në Ozdrim.
Aty kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjerë.