75 Mall Live Search
07:43 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / Z S

Sot i jepet lamtumira e fundit njërit prej viktimave në Gjilan

Familjarët e njërit nga të vrarët në vrasjen e trefishtë në Gjilan njoftuan se familjari i tyre, Abedin Hoxha do t’i jepet lamtumira e fundit sot.

“Të dashur familjarë, miqë dhe qytetarë, me dhimbje të thellë e me zemra të thyera ju njoftojmë që babai, vëllai, daja dhe familjari ynë i dashur Abedin Mehmetali Hoxha, dje, ndërroi jetë në rrethana të rënda tragjike në Gjilan. Për varrimin e tij ju njoftojmë nesër”, thanë dje nga familja.

Ditën e djeshme, Gjilani u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Nga të shtënat me armë mbeten të vdekur babë e bir, argjendar të njohur në Gjilan, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të Komunës së Gjilanit.

Mirëpo disa orë më vonë vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tri viktima.

I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës./Indeksonline/