75 Mall Live Search
19:02 / E Premte, 07 Shkurt 2020 / indeksADMonline

“Sot jam e këputur në shpirt”, këngëtarja shqiptare dedikim prekës pas vdekjes së bilbilit të këngës shqipe

Miranda Hashani ka bërë një status emocional pas lajmit për vdekjen e Nëxhmije Pagarushës.

Bilbili i muzikës shqiptare ndërroj jetë mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa po kujtohet nga shumë figura në vendin tonë, çoftë të politikës, apo artit.

Këngëtarja Hashani përkrah një fotografie ku shihet në përqafim të legjendës së muzikës ka shkruar kujtimet e bukura  që i ka kaluar me të do t’i ruaj si më të çmuarat e jetës së saj.

“Sot jam e këputur në shpirt. E desha kaq fort këtë zonjë që i dha shumë artit shqiptar me zërin që nuk vjen kurrë më prapë. Lamtumirë zonja e madhe e skenës…Do të më mungojnë këshillat e tua, fotot me kafen e mëngjesit në ballkonin me lule e diell, edhe shumë nga ato që kemi kaluar bashk… Nga sot do i mbyll e do i ruaj si kujtimet më të çmuara të jetës sime”, ka shkruar këngëtarja e mirënjohur./Indeksonline/