Sot jepet sinjali final nga SHBA-ja për Kosovën dhe Serbinë, takimi Pompeo-Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të takohet sot në Nju Jork me sekretarin e Shtetit të SHBA, Mike Pompeo.
Departamenti i Shtetit ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit do ta presë Vuçin në drekë në orën 12.30 me kohën lokale.
Takimi mes Vuçiqit dhe Pompeos padyshim se ka vetëm një pikë kryesore, “Kosovën”.
Gazeta beogradase “Blic.rs” shkruan se Vuçiç do të kërkojë mbrojtje për popullin serb në Kosovë, por do të këmbëngulë, para së gjithash, në bisedën me Pompeo që SHBA të ushtrojë presion ndaj qeverisë kosovare për të hequr taksën për mallrat serbe.

Vuçiq do t’i dërgojë një mesazh të qartë bashkëbiseduesit të tij se pa këtë nuk do të ketë kthim në tryezën e bisedimeve, transmeton Indeksonline
“Presidenti do të kërkojë nga forca më e madhe e botës një qasje të ekuilibruar dhe të drejtë për zgjidhjen me Kosovën. Pas kësaj vizite, gjërat do të jenë shumë më të qarta kur bëhet fjalë për të parë të ardhmen e Serbisë, veçanërisht për sa i përket politikës amerikane ndaj Kosovës”, shkruan ky medium.
Thirrja e papritur e Pompeo Vuçiç flet në favor të tezës se Amerika dëshiron zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe se dëshiron të luajë një rol kryesor në proces.

“Novosti” shkruan se takimi i sotëm mund të sinjalizojë fillimin e një kthesë në politikën e Amerikës ndaj Beogradit dhe është një sinjal që Uashingtoni po merr iniciativën për zgjidhjen finale me Kosovën, e cila shumë shpejt mund të rezultojë në tërheqje të taksës dhe një shkrirje të dialogut. /Indeksonline/