Sot ka festë dhe lot në familjen e Ramush Haradinajt

Ramush Haradinaj sot kujton rënien heroike të vëllaut dëshmor, Luanit. Sot bëhen 25 vite kur Luani i Dukagjinit ra në betejë për liri.
Luan Haradinaj u flijua në ditën kur nëna e tij, Ruka po festonte ditëlindjen.
“Si sot njëzetepesë vjet më parë, Luani mori rrugën e përjetësisë. Pikërisht në ditëlindjen e Nanes Ruke. Qëndruam të fortë atëherë dhe sot, sepse forcën e gjetëm pikërisht në kujtimin dhe shëmbëlltyrën e tij. Lavdi” shkruan Ramush Haradinaj në Facebook./Indeksonline/