75 Mall Live Search
08:27 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Sot katër ndeshje të Superligës, vëmendja te derbi mes Prishtinës dhe Llapit

Sot zhvillohen katër ndeshje të javës së dytë të Superligës.

Vëmendja kryesore është te ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit, e cila zhvillohet në stadiumin ”Fadil Vokrri”, më fillim nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Një ndeshje tjetër interesante do të jetë ajo mes Ballkanit dhe Malishevës, e cila nis nga ora 16:30.

Në të njëjtin orar zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera, Prishtina e Re – Ferizaji dhe Dukagjini – Gjilani.

Ndërkohë ndeshja mes Dritës dhe Drenicës është shtyer për shkak të obligimeve që ka skuadra gjilanase në garat evropiane./IndeksOnline/