22:01 / E Enjte, 08 Korrik 2021 / AR

Sot kokrra e yllit, por ja si dukej e fejuara e Can Yaman para operacioneve

Can Yaman prej kohësh po shijon lidhjen e dashurisë me prezantuesen italiane Diletta Leotta. Çifti madje së shpejti do të martohen dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Diletta.

Mediat turke ndërkohë e kanë vendosur prezantuesen në vëmendje duke publikuar edhe foto të saj të viteve më parë.

“Diletta Leotta ka bërë disa ndërhyrje estetike, ka bërë operacion hundën, ka zmadhuar gjoksin dhe ka fryrë buzët. Prezantuesja e famshme ka thënë në një intervistë në Itali se ndërhyrjen e parë e ka bërë në moshën 18-vjeçare. Ja sesi duket Diletta pa ndërhyrje”, shkruajnë mediat turke.