75 Mall Live Search
08:24 / E Premte, 16 Shtator 2022 / B O

Sot Kosovës i shtohen kadetët e rinj

Në Kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, sot, më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të FSK-së.

Në këtë ceremoni do të marrë pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarë dhe ushtarakë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, si dhe zyrtarë dhe ushtarakë ndërkombëtarë.