06:49 / E Martë, 20 Prill 2021 / AR

Sot kryesisht me vranësira, priten reshje shiu

Moti i paqëndrueshëm do të mbetet edhe gjatë kësaj jave.

Sot do të mbajë mot kryesisht me vransira. Orëve të pasdites priten reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C dhe 4C, e të premten edhe deri në 6C. Maksimalet luhaten nga 11C deri 14C, e ditën e enjte mund të arrijnë në 17C.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rritjes në pjesën e dytë të javës.