75 Mall Live Search
07:47 / E Mërkurë, 29 Maj 2024 / MSH

Sot lansohet faza e dytë e projektit për Politikat e përgjegjshme gjinore për familjen për sektorin privat

Duke filluar nga ora 10:00, në Kuvend do të lansohet faza e dytë e projektit  “Më Shumë Zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Kosovë”.

Në këtë organizim do të marrin pjesë disa deputetë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ambasadori austriak, George Schnetzer, si dhe udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani.

Faza e parë e këtij projekti u lansua 3 vite më parë, raporton Indeksonline.

Në takimin e asaj kohe u diskutua mbi rëndësinë e mirëqenies se punëtorëve, si dhe zhvillimin e përgjithshëm ekonomik./Indeksonline/