07:29 / E Hënë, 06 Shkurt 2023 / MSH

Sot lansohet Platforma për Punësimin e të Rinjve

Sot, më fillim nga ora 10:00, do të bëhet lansimi i Platformës për Punësimin e Garantuar për të Rinj.

Në prezantimin e Platformës së Punësimit të të rinjve, fjalë rasti do të mbajnë Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Në këtë event do të marrin pjesë edhe partnerët ndërkombëtarë, përfaqësues të bizneseve si dhe pëfaqësues të të rinjve” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Fjalën hyrëse do ta ketë kryeministri Kurti, pastaj ambasadori Kolly dhe ministri Murati.

Ndërkaq, për të prezantuar Platformën e Punësimit, do te flasin Edon Sekiraqa dhe Albion Hasani, përfaqësues të kompanisë Frakton.