75 Mall Live Search
11:59 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / C E

Sot luhen dy ndeshje të javës së tretë të Superligës

Xhiro e tretë e Superligës së Kosovës në futboll do të hapet sot me dy ndeshje mjaftë interesante.

Drenica e cila ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para sot do të ballafaqohet me Gjilanin që është lider i tabelës me dy fitore në dy ndeshjet e para.

Një sfidë shumë interesante do të zhvillohet edhe në stadiumin “Liman Gegaj”, aty ku Malisheva e pret Ferizajn.

Nga dy ndeshjet e para, Ferizaj që drejtohet nga trajneri Arbnor Morjna ka një humbje dhe një barazim, kuse Malisheva e trajnerit Arsim Thaçi ka zhvilluar vetëm një ndeshje dhe është mposhtur nga Gjilani me rezultat 1-0.

Të dy ndeshjet startojnë nga ora 17:00.