Sot luhen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 4-të në Superligën e Kosovës
Sot do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e mbetura të javës së katërt në Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizaj e pret Vushtrrinë e përforcuar me trajnerin italin, Antonio Toma, ndërsa Flamurtari luan në kryeqytet ndaj Dukagjinit, shkruan Indeksonline.
Ferizaj ka 3 pikë pas tri ndeshjeve ndërsa Vushtrria vetëm një pikë. Në anën tjetër Flamurtari vjen pas fitore minimale ndaj Ferizajt, ndërsa Dukagjini vjen pas humbjes 4:0 ndaj Dritës./Indeksonline/