Sot luhet Superkupa e Kosovës, Ballkani kundër Prishtinës

Sot luhet ndeshja e parë zyrtare në futbollin kosovar.
Ballkani si kampion i Kosovës dhe Prishtina si fituese e Kupës, synojnë trofeun e Superkupës, shkruan IndeksOnline.
Ndeshja zhvillohet në ”Mardan Palace Stadium” në Aksu/Antalya të Turqisë, me fillim nga ora 11:00 me kohën tonë lokale në Kosovë.
Të dyja skuadrat janë duke qëndruar prej disa ditësh në Turqi ku po bëjnë fazën përgatitore para fillimit të sezonit pranveror.
Kujtojmë që Ballkani është fitues në fuqi i Superkupës, pasi vitin e kaluar e ka mposhtur skuadrën e Llapit./IndeksOnline/