00:00 / E Diele, 02 Prill 2023 / MSH

Sot marshohet për drejtësinë e çlirimtarëve

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të hënën e 3 prillit do t’u nënshtrohen seancave gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Hagës.

Në vendlindjen e tyre, një ditë përpara, po marshohet masovikisht për ta.

“Marshi për Drejtësi” nesër do të nisë nga ora 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, teksa mobilizimi i organizatorëve dhe më gjërë është bërë.

Partitë politike si LVV, PDK, AAK, NISMA e PSD kanë bërë thirrje për mbështetje masive të këtij marshi që po kërkon drejtësinë nga Haga.

May be an image of text