Sot mbahen dy komisione

Sot priten të mbahen dy komisioni.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe sport. Ku do të shqyrtohet projektligji për Edukimin në fëmijërinë e Hershme. Fillon prej orës 10:00.
Dhe, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere. Pritet të diskutojnë rreth situatës në trustin pensional. Të ftuar në këtë komision janë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, Auditorja e përgjithshme, Vlora Spanca, Ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe drejtori menaxhues i trustit, Adrian Zalli. Ky komision pritet të fillojë prej orës 13:30.
Ndërsa, të dyja do të mbahen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton IndeksOnline.