Sot mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2021/08/unnamed-1.jpg)
Sot (1 gusht), në orën 18:30, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden, transmeton “Indeksonline”.
Në këtë ceremoni të pranishmëve me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett.