75 Mall Live Search
13:17 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë, më pas Hoti pret në takim Lajçakun

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në përurimin e asfaltimit të segmentit të parë të rrugës Deçan-Plavë.

Hoti, do të jetë në këtë vend në orë 14:30. Rruga Deçan – Plavë (10 kilometra mbi qendër të qytetit te restorant “Përroi shqiptar” – te hidrocentralet).

Nga ora 17:30 do të zhvillohet edhe mbledhja e Qeverisë së Kosovës, teksa nuk janë bërë të ditura pikat e diskutimit, raporton Indeksonline.

Më pas kryeministri Hoti do ta presë në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, duke nisur nga ora 18:30./Indeksonline/