75 Mall Live Search
08:17 / E Enjte, 09 Qershor 2022 / AR

Sot mbahet Parada e Krenarisë

Pjesëtarë dhe mbështetës të komunitetit LGBTIQ+ do të marshojnë sot nëpër rrugët kryesore të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet edhe në familje”. Tubimi për Paradën e Krenarisë do të fillojë në orën 11:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedralës, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit.

Parada e Krenarisë do të mbahet për të gjashtën herë në Kosovë.

Pamje nga “Parada e Krenarisë” në Prishtinë! – Indeksonline.net
Pamje nga “Parada e Krenarisë” në Prishtinë! – Indeksonline.net